Një foshnje 2 muajshe, e infektuar me koronavirus është shtruar në spitalin Infektiv.
Mësohet se ai ka shfaqur simptoma.
Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.
Ministrja është shprehur se është rasti i parë që një fëmijë është shtruar në spitalin infektiv që kërkon trajtim mjekësor. E shtruar po ashtu është edhe nëna.