Një ngjarje e rëndë u regjistrua pak orë më parë në Kombinat të Tiranës.
Nënë e bijë, Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi, u gjetën të pajeta në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër 34 vjeçe, Blerta Josifi është dërguar me urgjencë në spital.
Mësohet se ato janë vetëflijuar, pasi besonin te ringjallja pas vdekjes. Viktimat ishin dëshmitare të Jehovait.
Lidhur me ngjarjen ka folur edhe një fqinje e tyre.
Ajo ka treguar për mediat se ato kishin disa ditë që nga koha e pandemisë që qëndronin të mbyllura në banesë.
Fqinjja ka thënë se e ëma dilte e bënte pazar, ndërsa vajzat nuk i kishte parë prej kohësh, që nga fillimi i karantinës. Ajo u shpreh se e zonja e shtëpisë nuk e kishte të shoqin, pasi ai kishte ndërruar jetë disa vite më parë.
Rrëfimi i saj: