“E mbuluar me jorgan!”/ Detaje tronditëse nga vetëflijimet në Kombinat: Viktimat ishin të paushqyera

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.07.2020, 21:38

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pak orë më parë në Kombinat të Tiranës.

Nënë e bijë, Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi, u gjetën të pajeta në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër 34 vjeçe, Blerta Josifi është dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se ato janë vetëflijuar, pasi besonin te ringjallja pas vdekjes. Viktimat ishin dëshmitare të Jehovait.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi. Jaupi shprehet se vajza e pajetë është gjetur e mbuluar me jorgan në një divan, ndërkohë që vajza tjetër është gjendur në gjendje kritike për jetën.

Jaupi tha se të dyja ishin të arsimuara, por të papuna.

Deklarata e Rebani Jaupit:

Vëllai i viktimës ka njoftuar se nuk ka pasur kontakt prej tre ditësh me motrën dhe dy mbesat, që nuk i përgjigjen në telefon. Është njoftuar zjarrfikësja. Kemi hyrë nga dritarja e tualetit të banesës. Sapo hymë në banesë konstatuam të zonjën e shtëpisë të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe me jorgan vajza tjetër 30 vjeçare pa shenja jete. U krijua grupi hetimor dhe po kryhen veprime në vendngjarje.

Paraprakisht eksperti konstatoi se dy viktimat nuk kanë shenja dhune dhe mund të jenë vetëflijuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Paraprakisht, mendohet për një vetëflijim, nuk kanë shenja. Kemi gjetur shënime të ndryshme, fetare. Do të bëhet ekspertimi i telefonave dhe kompjuterave që janë gjetur në banesë. Vajzat të dyja të arsimuara dhe kanë qenë të papuna. Ka shenja të mosushqyerje të ditëve të fundit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit