Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Kombinat të Tiranës.
Nënë e bijë janë gjetur të pajeta në banesën e tyre.
Së fundmi, policia njofton se alarmi për to është ngritur nga vëllai.
Ai ka njoftuar policinë dhe pasi kanë shkuar në banesë është gjetur e pajetë, nëna 56 vjeçe, vajza 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër 34 vjeçe është dërguar me urgjencë në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën "Hamdi Cenoimeri", motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.
Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.
Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar . Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .