Është regjistruar rasti i parë me koronavirus në qytetin e vogël të Ersekës.
BW raporton se ajo është një 60-vjeçare nga Tirana. E moshuara ka shkuar në Ersekë për të pushuar në shtëpinë e saj të dytë, por ka shfaqur shenja të koronavirusit.
Ajo është vetëizoluar në banesë.
Mësohet se gjendja e saj është e stabilizuar. Erseka bëhet qyteti i dytë në qarkun e Korçës ku ka të shënuar me koronavirus teksa është një nga qarqet me më pak të infektuar.