Italia ekstradon nga Gjermania 12 të dënuar, mes tyre 4 shqiptarë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.07.2020, 20:18

Italia ka ekstraduar nga Gjermania 12 persona të dënuar nga gjykatat italiane. Mësohet se mes të ekstraduarve janë edhe 4 shqiptarë, njëri prej tyre me pasaportë kosovare.

Nga Aeroporti i Frankfurtit në atë të Romës u ekstraduan 12 të dënuar nga togat italiane e të arrestuar në Gjermani falë bashkëpunimit me autoritetet europiane të sundimit të ligjit.

Gjithashtu mes të ekstraduarve në Itali është dhe një grua e dënuar për favorizim e shfrytëzim prostitucioni me minorenë.

Të ekstraduarit shqiptarë janë:

Eduart Markola 39 vjeç i dënuar me burg nga Gjykata e Piacencës për trafik ndërkombëtar droge.

Elijon Beqiri, 38 vjeç i dënuar nga Gjykata e Bolonjës për trafik lëndësh narkotike.

Ramiz Smajlaj, 62 vjeç, shtetas i Kosovës, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Aquilas për trafik ndërkombëtar droge. ka për të shlyer edhe 2 vjet e 8 muaj burgim.

Gëzim Beqiri, 30 vjeç, që autoritetet italiane thonë se është serb, por emri i tij duket qartë se është shqiptar. Beqiri është dënuar 4 vjet e 8 muaj burg me urdhër të Gjykatës së Piacencës për grabitje.

Mes të ekstraduarve janë 2 shtetas rumunë, 2 italianë, 1 sirian, 1 indianë, 1 boshnjak e 1 tunizian. Italia ka ekstraduar disa shtetas të huaj nga vendet e Europës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit