KÇK me tenderat në Portin e Durrësit/ Njeriu i Ramës i jep 220 milionë Lekë për rroba ish-kryebashkiakut

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.07.2020, 16:25

Tenderat janë kthyer në burim pasurimi për shumë zyrtarë e biznesmenë, të cilët vjedhin qytetarët shqiptarë, përmes tyre. Kontratat me shifra të fryra dhe të lidhura me marrëveshje sekrete po i shkaktojnë miliarda lekë dëm ekonomik shtetit.

“Gazeta Atdheu” raportoi një ditë më parë për një tender të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, që pagoi rreth 360 milionë Lekë te një kompani për të blerë qumësht e vezë. Qindra miliona ka harxhuar një tjetër institucion shtetëror në një tender për blerje rrobash.

Sipas dokumenteve zyrtare, Autoriteti Portual Durrës ka lidhur një kontratë me kompaninë “Univers Promotions”, për blerjen e veshmbathjeve. Institucioni i drejtuar nga Pirro Vëngu, njeriu që jo shumë kohë më parë ka mbajtur postin e drejtorit Anti-korrupsionit në Kryeministri, do ti paguajë kompanisë fituese të tenderit shumën e majme prej rreth 220 milionë Lekësh. Dhe të gjitha këto para për të blerë… rroba!

Nga verifikimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, firma fituese zotërohet nga 3 bashkëpronarë, Klodian Haxhiu Flamur Salija dhe Beqir Nuredini, ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës. Kujtojmë se Nuredini u zgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, si përfaqësues i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai fitoi kundrejt rivalit të tij në garë me 55.13% të votave. Nuredini rezulton pronari i disa bizneseve në vend, referuar të dhënave në QKB.

Edhe njëherë u dëshmua se bashkëpunimi mes kundërshtarëve politik është shumë i lehtë kur bëhet fjalë për të futur para në xhep. Por, që paraja nuk ka dallime politike, këtë duket se e di shumë mirë ish-drejtori i zyrës së Ramës, Pirro Vëngu, që së fundmi ka lidhur kontrata me shifra të majme, në tendera të ndryshëm. Duket se filozofia KÇK – Kap Ça të Kapësh, i rri ‘fit’ Pirros, ashtu si rrobat me vlerë 220 milionë Lekë që do veshin punonjësit e portit, e do duken si pëllumba…

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit