Shqipëria i refuzon kërkesën për azil, gylenisti Simsek drejt ekstradimit në Turqi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.07.2020, 14:54

Autoritetet shqiptare i refuzojnë kërkesën për azil mbështetësit të lëvizjes “Gylen” Selami Simsek.

Në mars, shtetasi turk, Selami Simsek i cili u dënua me një vit burg nga gjykata e Tiranës për falsifikim të vizave, fitoi lirinë në Apel.

Në momenti që gjykata vendosi të shuajë masën e sigurisë për shkak se ai e kishte përfunduar dënimin e dhënë nga drejtësia për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe për sa kohë që tentoi të largohej përmes Shqipërisë në drejtim të Kanadasë, me vizë false, Simsek pati një ecejake të gjatë dhe në mungesë të transparencës nga autoritetet shqiptare, shkruan News24.

Simsek u transferua në qendrën e Kareçit në Vorë në pritje të përgjigjes për azil por me sa duket tashmë është drejt ekstradimit. Kujtojmë se miku i tij, mësuesi turk Harun Çelik, u dëbua drejt Turqisë, pa i dhënë mundësi për apelim sapo la qelinë në 1 janar. Po ndërkohë OKB po heton qeverinë shqiptare për arrestimet dhe “ekstradime të dyshuara të paligjshme ndaj shtetasve turq Çelik e Simsek’.

Ekstradimi surprize me aksion policor të beftë në orët e para të një janarit u kritikua nga PD si dhe nga Brukseli. Po kështu ndalimi i turkut Selami Simsek ngjalli dyshime se mund të përsëritej ekstradimi i paligjshëm.

Me anë të një komunikimi zyrtar përcjellë qeverisë shqiptare më 20 mars 2020 nga Grupi i Punës i OKB-së kundër Zhdukjeve me Forcë, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare, Raportuesi i Posaçëm për të Drejtat e Migrantëve, Raportuesi i Posaçëm mbi Nxitjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Raportuesi i Posaçëm kundër Torturës – organe të rëndësishme këto për të drejtat e njeriut të OKB-së, kërkojnë urgjentisht informacion mbi zhdukjen me forcë dhe dëbimin e Harun Çelik në Turqi më 1 janar 2020 dhe rrezikun që ekziston për zhdukjen e Selami Şimşek dhe dëbimin e tij të paligjshëm drejt Turqisë.

Komunikimi zyrtar përcjellë qeverisë shqiptare më 20 mars 2020 nga organet për të drejtat e njeriut të OKB-së mbi shtetasit turq pason vendimin e ndërmjetëm të Komitetit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së të datës 9 janar 2020, me anë të së cilit qeverisë shqiptare i kërkohet të mos e kthejë z. Selami Şimşek në Turqi, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar mbi këtë rast nga ky Komitet.

Gjithashtu vendimi i ndërmjetëm i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, i cili është i detyrueshëm dhe drejtpërdrejtë i zbatueshëm nga qeveria shqiptare, i kërkonte autoriteteve të marrin të gjitha masat e nevojshme me qëllim që z. Şimşek t’i mundësohet akses tek përfaqësuesi ligjor dhe familjarët e tij;

si dhe të pranojnë, regjistrojnë dhe përcjellin kërkesën e tij për azil tek organet kompetente për shqyrtim.

Qeveria Erdogan ka ushtruar presion mbi shtetet e Ballkanit për t’i dorëzuar policisë turke aktivistët gylenistë që i cilëson përgjegjës për grushtin e shtetit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit