Kapen me fjalë në Kuvend Ruçi dhe deputeti Murrizi: Matu kur flet, se nuk të marr leje ty unë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.07.2020, 14:39

Nënkryetari i parlamentit Myslym Murrizi detyruan kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi të ndërpresë seancën për disa minuta pasi insistoi të qëndrojë në foltore përtej minutazhit.

Kaq ka mjaftuar që Ruçi të ndërpresë seancën.

Murrizi në fjalën e tij drejtuar Ruçit i kujtoi kreut të Kuvendit prejardhjen nga Partia e Punës dhe e paralajmëroi se nuk ishte as ‘vezaxhi’ apo ‘miellaxhi’ duke nënkuptuar deputetët e larguar të PD-së.

Pas përfundimit të fjalës së tij, Myslym Murrizi u kërkoi deputetëve të braktisnin seancën.

Pjesë nga diksutimi:

Gramoz Ruçi: Ka mundësi të ulesh poshtë, se do të zbatoj rregulloren. Ka mundësi të më dëgjosh

Myslym Murrizi: Nuk të dëgjoj fare

(Shërbimi i Kuvendit shkon në foltore)

Gramoz Ruçi: Ikni andej ju të shërbimit, nuk ka nevojë, ju të shërbimit. Atëherë keni fjalën, e para Kujtim Gjuzit nuk i dhashë fjalën për replikë, se kishte radhën. E dyta keni në dispozicion edhe 15 minuta për cështjen që do të hap tani. Vazhdojmë me projektligjin për parandalimin e krimit. Zoti Murrizi ulu se të jap fjalën menjëherë, ulu poshtë se do të marrë masa, po të jap vërejtje. Po pres dy minuta do të përjashtohesh nga salla. Po ulu more ulu.

Myslym Murrizi: Unë dhe kolegët e opozitës nuk jemi këtu nxënës shkolle që të ulemi dhe ngrihemi jashtë rregullores me dëshirën e të qënit padrino të këtij kuvendit, tëndit apo Ramës. Ndaj seancën e parë të erdha në prani të dy kolegëve deputetë në zyrë, që nuk të drejtë të bësh diversion brenda opozitës. Foli kryeministri sa deshi javën e parë, në emër të grupit demokrat, që ka të drejtë që të flasë pas kryeministrit dhe nuk do të merrja një orë kohë, ia dhe fjalën dikujt tjetër, sot tentove ta bësh, që ti nuk më njeh për kryetar grupit, punë e madhe, më njohin 11 deputetët që më kanë zgjedhur. As unë nuk kam qejf që të jesh aty, por të kanë votuar. Matu kur flet, se nuk të marr leje ty unë. Unë e kam ngritur dorën se sulltani jot më përmendi 6 herë emrin. Po kërkon që të bësh diversion mes nesh. Kthehu me këmbë në tokë, je atje lart, spiker i Kuvendit, arbitër, për të mbajtur radhën, dhe as protektor, as tutor, as kapo apo padrino, të paktën të atyre që kanë zedër. Ti them këto fjalë për respekt të miqësisë prej 20 vitesh. Unë ftoj deputetët e opozitës ta braktisim këtë seancë dhe këta ta vijojnë mbledhjen e partise.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit