E rrallë/ Foka e Mesdheut viziton bregdetin e Sarandës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.07.2020, 14:14

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri përmes një postimi në Facebook ka publikuar videon e mrekullueshme ku shihet Foka e Mesdheut për herë të parë përgjatë bregdetit të jugut të Shqipërisë.

PPNEA në statusin e publikuar tregon se ka mundur të dokumentojë në video praninë e saj në Sarandë.

Mësohet se filmimi është kryer nga peshkatarët e zonës dhe po ashtu në dëshminë e tyre tregojnë se kanë parë disa herë një të tillë.

Zonat ku ka probabilitet të ndodhet një fokë e tillë, janë Saranda, Ksamili dhe Himara.

Postimi i Plotë:

Gjatë vizitave për investigimin e pranisë së fokës së Mesdheut në jugun e Shqipërisë, PPNEA arrin të sigurojë dëshmi në format video mbi praninë e saj në Sarandë. Ky dokumentim u sigurua përgjatë zhvillimit të intervistave me grup target peshkatarët, zhytësit, banorët lokal, si dhe përfaqësues të bizneseve. Filmimi është rregjistruar prej peshkatarëve të zonës, të cilët ushtojnë çdo ditë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare. Sipas tyre, gjatë këtij viti, ju është dhënë mundësia për të parë disa herë dy individë të përmasave të ndryshme. Duke u bazuar në përshkrimin e karakteristikave të trupit mendohet të jenë një individ adult dhe një tjetër i ri i Fokës së Mesdheut.

Informacionet e detajuara mbi vendndodhjen, kohën, si dhe karakteristikat fizike u përfituan përgjatë zhvillimit të intervistave në zonë me fokus prezencën e fokës dhe perceptimet e komuniteteve lokale lidhur me të. Zonat e përfshira në këtë proces janë Saranda, Ksamili dhe Himara. Nga përgjigjet e ndryshme arritëm të kuptojmë se perceptimet mbi fokën ishin tepër pozitive dhe se komuniteti lokal e mbështet mbrojtjen e këtij gjitari ujor.

PPNEA, me mbështetjen e aktorëve dhe banorëve lokal do të angazhohet vazhdimisht për sigurimin e qetësisë, në mënyrë që këtij lloji të rrallë t’i ofrohen kushtet e përshtatshme për strehimin dhe riprodhimin përgjatë brigjeve tona. Organizata jonë i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë pranë nesh çdo rast evidence të fokës së Mesdheut.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit