Çdo ditë qytetarët shqiptarë ndeshin në rrugë pamje skandaloze të policisë bashkiake që ndalon shitës ambulantë por jo vetëm.
Pamje të shumta janë filmuar ku duken policët ndërsa u hedhin mallrat me të cilat fitojnë bukën e gojës apo edhe dhunojnë këta qytetarë nëse nuk u binden.
Të tjera pamje të ngjashme kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ku duket një shitës cigaresh që është ndaluar nga 6 policë sikur të ishte një kriminel i shumëkërkuar.
Duket se policia e Lleshit më shumë se gjurmimin e kriminelëve të vërtetë dhe trafikantët e mëdhenj të drogës preokupohet t’u heqë bukën e gojës qytetarëve të thjeshtë që nuk kanë asnjë mundësi tjetër fitimi veçse shitjes së produkteve në rrugë.
Ndërsa vendet e botës e lejojnë këtë gjë në vendin tonë është krim.
Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania: