Koleksionisti i njohur: Rama ka bërë burg në Francë, ndërroi emrin qëllimisht nga Edvin në Edi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.07.2020, 11:37

Koleksionisti i njohur, Gjergji Thimo ka qënë i ftuar dje në emisionin A-Show në Syri Tv.

Ai ka folur për kryeministrin Rama duke bërë publike dosjen AL.1961138/A e cila tregon se Edi Rama është dënuar në Paris në vitin 1993 i akuzuar për grabitjen e ikonave.

Sipas Thimos, Rama është i akuzuar për grabitje në Francë Itali dhe Qipro për grabitje ikonash.

Ai ka sjellë dëshmi të cilat tregojnë se Rama ka qënë i dënuar për grabitje të ikonave.

Ndërsa ka thënë se kryeministri ynë aktual ka ndërruar qëllimisht emrin nga Edvin në Edi dhe në formularin e vetëdeklarimit nuk shkruan asgjë për periudhën 1993-1998, gjë që e ka fshehur.

Thimo i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës.

Gjergji Thimo:

Besoj se gjithë populli që po më dëgjon e shikon që unë flas me prova dhe fakte. Nuk është e rastësishme që pikërisht në këtë çështje del emri i kryeministrit Rama. Kjo sepse ai është spikatur në vjedhje ikonash. Unë i kam thënë që je i dënuar në Francë, Itali dhe Qipro. Unë sot i dal publikisht përballë Edi Ramës për provat dhe faktet që do të publikoj. Dhe po i them që ti je i spikatur në shkatërrimin dhe vjedhjen e artit ikonografik shqiptar. E para duhet të vi Fatos Nano dhe të thotë ku e ka gjetur këtë njeri, duke u mbështetur në fjalët e tij se e gjeta me thonj të paprerë në Francë. Më pas kemi këshilltarin e Merkelit që doli dhe e pyeti direkt nëse ka qenë i dënuar në vitin 1994 për vjedhje ikonash gjë që pasoi me heshtjen e Ramës. E them edhe njëherë që ky është një njeri i spikatur në vjedhjen e ikonave. Gjatë një konflikti që kam patur më të vetë Koço Kokëdhima ma ka pranuar se Edi Rama është i dënuar në Francë. Unë këtu dua të sjell edhe disa fakte. Ne kemi një kryeministër që në formularin e vetëdeklarimit nuk shkruan asgjë për periudhën 1993-1998, gjë që e ka fshehur. Kemi periudhën kur Edvin Rama ka ndërruar emrin në Edi Rama, dhe këtë e ka bërë jo pa qëllim. Pse? Sepse ai ka qenë i dënuar në Francë. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A. Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave. Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësisë franceze dhe jo policisë franceze.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit