Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 06:50 tek rruga e Kavajës në kryeqytet.
Një person është përplasur rëndë nga një makinë. Sipas burimeve bëhet me dije se shtetasi me inicialet, E.Z., ka aksidentuar me makinë shtetasin H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Dëshmitarët tregojnë se burri në momentin e përplasjes ka përfunduar në ajër për disa metra ndërsa më pas është përplasur fort pas asfaltit ndaj edhe gjendja e tij është e rëndë.
Drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.