Aktivisti: Dora që la Sarandën pa shëtitore në sezon është dorë terroristi

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.07.2020, 00:58

Kujt ja kemi këtë borxh? Nga Skerdjan Dhuli

Fotot e mëposhtme janë të bulevardit të Sarandës. Shëtitorja e vetme ku merr frymë qyteti ynë dhe e vetmja hapsirë ku detin e diellin nuk ti eklipsojnë monstra betoni të quajtur pallate e konvikte me emër hoteli. Po çfarë ndodh në realitet ? Kjo shëtitore u vendos të prishet nga Bashkia e Sarandës dhe bashkë me të u prish dhe “plazhi i Çentralit” duke lënë qytetin pa mundësi levizëse për turistët. Thënë më shkoqur, një genocid ndaj vetë qytetit njerëzve dhe ekonomisë së tyre.

Unë nuk kam pasur kurrë dyshim se kryetari i Bashkisë Sarandë është njeri i paaftë dhe pa kurrëfarë lidhje me zyrën që mban hapur. E nuk kam pasur as dyshim se ai është thjeshtë një kukull e komanduar aty nga dy hajdut si Alket Hyseni dhe Damian Gjiknuri. I njëjti arsyetim edhe për këshillin bashkiak. Diletantizëm ekselent. Ajo që kam unë dyshim është kjo: A valle e meritonte Saranda këtë ?

Kujt ja kishte këtë borxh.

Sot shëtita disa plazhe, dhe vërejta më shumë kamarierë dhe mbajtës shezlogësh qe rrinin me duar në xhepa sesa pushues. Ndërkohë bisedat me operatorë turistikë dhe bisnese të qytetit janë horror

Njëri thotë se “ka rënë puna 50-70%”, thjetri thotë “s’di a ta hap bisnesin apo jo, se ka më shumë kosto se fitim…”, një i ri tjetër thotë se “nuk kam ku punoj se nuk ka punë. Veç të shoh pronarin në sy…”

Por të gjithë bien në një mendje “Dora që la Sarandën pa shëtitore në sezon, është dorë terroristi mbi qytetin dhe ekonominë e tij…”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit