Pastrim parash dhe trafikim kokaine në Londër, kush është shqiptari që u dënua me 4 vjet burg

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.07.2020, 23:00

Amir Shkrela 27 vjeç, është shqiptari që u dënua me katër vjet burg në Britani, pasi ai pranoi se ishte i përfshirë në trafikim kokaine dhe pastrim parash.

Ai ishte banues në Goldhawk Road, Londër, dhe u vu nën mbikëqyrjen e policisë më 23 maj të këtij viti, ndërkohë që u pa të hipte në një makinë më dy çanta në duar.

Më pas efektivët vepruan dhe bënë të mundur arrestimin e tij. Gjatë kontrollit iu gjetën dhe tre kg kokainë e cila iu sekuestrua.

Gjithashtu u gjet dhe një shumë e konsiderushme parash prej 181 mijë paund dhe një dokument fals identiteti me fotografinë e tij në të.

Ditën e djeshme Gjykata e Kurorës në Inner London, shpalli fajtor Shkrelën për furnizimin me drogë (kokainë), pastrim parash dhe mbajtje të një dokumenti identiteti të rremë, dhe ndaj tij u mor vendimi i dënimit me katër vjet burg.

Matt McMillan, hetues nga Partneriteti për Krimin e Organizuar tha:

Ky është edhe një sukses tjetër për OCP, duke demonstruar se forcat e kombinuara të Shërbimit të Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit janë angazhuar për të mbrojtur publikun dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Kapja e drogave dhe parave të gatshme ka një ndikim të madh në grupet më të gjera të krimit të organizuar që janë të përfshirë në shpërndarjen e drogës, dhe i parandalon ata të investojnë fitime të mëtejshme.

Burimi:WIREDGOV|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit