Një reportere e CNN në Brazil është sulmuar nga një burrë që në pamje të parë ngjante si i pastrehë, gjatë një transmetimi live.
Bruna Macedo dhe ekipi i saj i lajmeve po raportonin live nga Ura e Bandeiras në São Paulo, në lidhje me nivelin e ujit në rritje në lumin Teté, për shkak të shirave të mëdha.
Fillimisht ajo u soll në mënyrë miqësore me të, por më pas kuptoi se ai kishte si synim ta grabiste.
Gjatë kësaj kohe, i dyshuari u shfaq në sfond duke e kërcënuar me thikë për ta grabitur.
Ajo u trondit nga kjo gjë dhe menjëherë u largua nga agresori.
Mësohet se ajo nuk pati lëndime, por është trembur dhe po kalon një gjendje shoku.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania