Kapshticë/ Greqia mbylli kufinjtë për Shqipërinë, nuk lejohet të kalohet as tranzit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.07.2020, 21:11

Greqia mbylli kufijtë me Shqipërinë. Qytetarët e huaj nuk mund të kalojnë nëpërmjet Shqipërisë as tranzit për të shkuar në shtetin fqinj.

Në Kapshticë kanë mundur të kalojnë vetëm shqiptarë banues në Greqi, të pajisur me dokumentet përkatëse, që vërtetojnë se iu është dashur dalja drejt Greqisë, apo edhe mjetet e transportit të mallrave. Qarkullimi është i mbyllur edhe për qytetarët me pasaporta biometrike.

Shtetas të huaj kanë tentuar të kalojnë në Kapshticë ditën e sotme tranzit për në Greqi, por edhe këtyre të fundit u është ndaluar hyrja. Turistëve çekë dhe malazezë u është dhënë shpjegimi nga pala greke se hyrja është e ndaluar prej situatës të krijuar nga Covid-19.

Njëra prej turisteve u shpreh për Report TV:

Shkuam në këmbë për të pyetur nëse kemi mundësi që të kalojmë për në Greqi. Nuk e dimë, shkuam aty dhe u kthyem në makinë. Do të shkojmë diku pasi se dimë nëse do të kthehemi apo do të na lejojnë të kalojmë kufirin. Vij nga Mali i Zi, punoj atje, kam kompaninë, jetoj atje, por dhe kam marrë një rekomandim nga ambasada që të shkoj çdo javë dhe më thanë po lejohesh. Por nga sot nuk u lejuam. Ne jemi qytetarë tranzit. Na lejuan në kufirin shqiptar, nuk na thanë gjë, por kur erdhëm këtu na thanë që u mbyllëm përsëri që prej orës 9. Të gjithë kaluan para orës 9 kurse ne nuk mundëm. Nuk e di se çfarë do të bëhet nëse do të kthehem në Mal të Zi apo do t'i bie nga Maqedonia, Bullgaria e më pas në Turqi.

Të gjendur në këtë situatë, turistëve u është dashur të kthehen pas.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit