Pse Edi Rama veshi antiplumb në Prishtinë?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.07.2020, 18:46

Nga Fitim Zekthi

Rama shkoi në Prishtinë takoi presidentin, kryeministrin dhe politikanët kryesorë atje në lidhje me ngritjen e akuzave nga Gjykata Speciale për presidentin Thaçi. është e qartë se ai shkoi për interes të tij dhe vetëm të tij. Ai u shfaq madje i veshur me jelek antiplumb. Duke qenë se Rama ka për aktivitet themelor politik vetëm përdorimin e propagandës dhe të kurtheve propagandistike për të mbetur i pranueshëm apo për të ruajtur një mbështetje të caktuar publike ai sigurisht që e ka veshur edhe jelekun antiplumb në funksion të këtyre kurtheve.

Duke qenë një moment i keq për Ramën, duke qenë se ai po perceptohet gjithnjë e më shumë si një njeri që nuk ka asnjë ndjeshmëri për tokat e kombit, për bashkëkombasit tanë, për gjakun, varret apo kujtimet e të rënëve në dekada apo shekuj, ai përdori këtë truk për tu shfaqur si njeri që i rreizkohet jeta. Pra Rama na qenka apo është një njeri që armiqtë e Shqipësisë apo shqiptarisë duan ta vrasin. Pra Rama qenka një patriot i madh që i paska prishur punë armiqve të shqiptarisë dhe ata duan ta vrasin. Kjo është përrallë.

Të paktën në sjelljen e vet publike si kryeministër dhe si politikan Rama nuk ka shfaqur kurrë ndonjë gjë që do ta bënte Serbinë apo çdo vend brenda të cilit ka njeërz apo interesa kundërshqiptatre të ndjehejn keq dhe e rrezikuar. Nqs rrezikohej dikush ai do të ishte Veseli që vjen nga lufta, Haradinaj që ka qenë komandant në luftë, Limaj që ka qenë komandant në luftë, Mustafa si ish kryeministër, Hoti si kryeministër, Thaçi si president, Kurti si ish kryeministër dhe cdo politikan tjetër i Kosovës.Të rrezikuar sidomos do të ishin të gjithë ata që kanë luftuar me armë për lirinë. Rama do të ishte i fundit të fundit të fundit. Përderisa asnjë politikan kosovar nuk u pa me jelek antiplumb atëherë pse Rama qenka i rrezikuar?

A rrezikon Rama prej krimit dhe mafies. Duket e vështirë. Ai nuk ka bërë ndonjë luftë ndaj krimit të oroganizuar apo mafies që do ta rendsite tek të rrezikuarit si për shembull gjenerali Della Chiesa, prokurori Falcone apo gjyqtari Borselino. Shkurt, ka shumë gjasa që Rama e veshi vetë me qëllim jelekun dhe e bëri atë madje shumë të dukshëm. Patriotizmi strehon shumekend ne dite te keqija.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit