Spitalet vatra virusi! Mjeku i ISHP apel alarmues shqiptarëve: Mbani maska ose do futemi në karantinë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.07.2020, 15:25

Numri i të infektuarve me Koronavirus po vjen në rritje, teksa vatra për shpërndarjen e virusit janë bërë qendrat shëndetësore, spitalore, ku janë infektuar mjekë, infermierë, por ajo që është më skandalozja, janë infektuar edhe pacientë të cilët kanë shkuar për t’u vizituar, konkretisht negativë dhe pasi kanë dalë nga ambientet e institucioneve shëndetësore, kanë rezultuar pozitivë.

Është qesharake kur analizon të gjitha paralajmërimet e kryeministrit dhe ministreshës të Shëndetësisë, kur bëjnë apel për maska e doreza, teksa në këto institucione as nuk njihen si koncepte, sipas denoncimeve të shumta të bëra publike nga qytetarë, punonjës, e zyrtarë të kësaj fushe.

Këtë radhë ka qenë epidemiologu i ISHP, Alban Ylli, i cili nëpërmjet një video-mesazhi i ka bërë thirrje qytetarëve të përdorin maska e doreza ndryshe do të na duhet të rikarantinohemi.

Ai shprehet se qytetarët e vendeve të tjera po zbatojnë masat e OBSH ndërsa shqiptarët duhet ende të tregohen të kujdesshëm për frenimin e virusit.

Ylli u shpreh:

Gjatë periudhës së shtetrrethimit, gjithë qytetarët dëshmuan disiplinë, gatishmëri solidaritet dhe ja dolëm mbanë të shpëtojmë me qindra jetë. Tani jemi para një sfide të re. Do të na duhet për asnjë rast mos të harrojmë se i gjithë globi është para një sfide. Në mjedise të mbyllura të mbajmë maska, të ruajmë distancën dhe të rrisim higjienën personale për të minimizuar riskun në mungesë të masave drastike. Derisa të zbulohet vaksina e re ne do të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë këshillat.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit