Udhëtimet e zyrtarëve të Rilindjes, me avionë privatë apo edhe si “pasagjerë” të thjeshtë nuk kanë të mbaruar. Ata janë bërë mëse të njohur në sistemin TIMS.
Ai, i cili duket që i preferon më së tepërmi këto flutrime jashtë vendit është ministri i Pandemisë dhe i Rindërtimit, tigri i Ramës, Arben Ahmetaj.
Pa e çarë kokën fare dhe pa dhënë asnjë shpjegim, pavarësisht se ka një funksion publik, Ahmetaj ka kryer një sërë udhëtimesh të shpeshta.
Ato kanë qënë të shkurtra, 3-4 ditore dhe kryesisht në muajt e verës. Askush nuk i di arsyet e fluturimit, kush i ka paguar dhe a janë lekët e shqiptarëve pjesë e udhëtimeve të tij.
Deri më tani, tigri nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por një arsye që e dinë të gjithë shqiptarët ka, e cila nuk do thuhet kurrë nga Ahmetaj.
Tigri i Rilindjes, duhet që të japë një shpjegim për udhëtimet e kryera. Që paratë e Rindërtimi dhe Pandemisë, mbetën në dorë të Ahmetaj, frikësuan shumë shqiptarët, por ashiqare fare, ministri po na e tregon se ku do i shpenzojë më vonë.
Këto janë datat që Ahmetaj ka udhëtuar:
DALJE
10.07.2013
11.08.2014
26.06.2015
09.06.2016
28.03.2017
HYRJE
14.07.2013
15.08.2014
28.06.2015
13.06.2016
29.03.2017.