Një aksident i rëndë është raportuar pak më parë në Lezhë. Një furgon është përmbysur, teksa ka qenë duke ecur.
Deri më tani raportohen dy të plagosur dhe sipas dëshmitarëve, fatmirësisht mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia.