Me këmbë prej proteze, 5-vjeçari ecën 10 km dhe mbledh 1 milion £ për spitalin që i shpëtoi jetën

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.07.2020, 11:12

Një djalë pesë vjeçar me dy këmbë prej proteze ka përfunduar një sfidë heroike ecjeje dhe ka mbledhur më shumë se 1 milion £ për spitalin NHS që i shpëtoi jetën.

Ai u përpoq të mbledhë 500 £ për spitalin që i shpëtoi jetën duke ecur 10 km në 30 ditë.

Por përpjekjet e tij të jashtëzakonshme prekën zemrat e dhjetëra mijëra njerëzve, me një shumë mahnitëse prej 1,073,121£ për Spitalin e Fëmijëve Evelina London, në vetëm një muaj.

Toni e kishte pak problem të ecte me këmbët prej proteze, por ishte i vendosur të ndiqte gjurmët e heroit të tij, Kapiten Tom Moore.

Ai përqafoi prindërit që e kanë birësuar Paula dhe Mark Hudgell, ndërsa kaloi në vijën e finishit në qytetin e tij të lindjes West Malling në Kent, të martën pasdite pasi përfundoi sfidën e tij.

Aty u bashkuan të gjithë miqtë, familja dhe stafi i spitalit për të festuar arritjen e Tony.

Zonja Hudgell, 52 vjeç, tha:

Është e jashtëzakonshme të mendosh që vetëm disa javë më parë Toni mezi mund të bënte disa hapa. Ai është një djalë kaq i fortë dhe i vendosur dhe ne jemi shumë krenarë.Ne do të donim të falënderonim të gjithë ata që kanë qenë aq bujarë në mbështetjen e mbledhjes së fondeve të Tony-t dhe nuk mund të ishim më të lumtur që paratë po shkojnë në një vend kaq të veçantë për familjen tonë.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit