Vijojnë ngjarje të pazakonta nga procesi i Vettingut të Gjyqtarëve.
Së fundmi, Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, ka dalë para trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Siç është raportuar procesi i “sitës” për Beçajn është hasur me probleme të shumta.
Mësohet se KPK, deri vonë nuk ka siguruar dot një adresë e-maili të gjyqtares, çka bëri që institucioni të interesohej me një pyetësor për Beçajn pasi u mor adresa e saktë. Gjithashtu, sipas DSIK, gjyqtarja Shpresa Beçaj nuk ka dorëzuar deklaratën për pastërtinë e figurës.
KLGJ i ka komunikuar KPK-së se më herët nuk ka rezultuar të jetë dorëzuar deklaratë e Beçajt për aftësitë profesionale. Gjyqtarja ka pretenduar se në atë kohë nuk ka qenë Gjyqtare, prandaj dhe nuk ka plotësuar formularët.
Sipas Beçajt, për të siguruar të ardhura ka ushtruar edhe detyrën e avokatit.
Ajo është shprehur:
Ndër të tjera, në analizën e KPK është konstatuar se gjyqtarja Beçaj nuk ka dorëzuar pranë ILDKPKI deklaratën e pasurisë dhe dokumentacionin shoqërues për vlerësimin e pasurisë, duke mos respektuar ligjin. Znj. Beçaj nuk ka deklaruar deklaratën e figurës në DSIK, duke mos përmbushur detyrimin ligjor.