Si në Mesjetë! Fshati në Divjakën e Erion Braçes prej 10 vitesh vuan për ujë, qytetari: Nënat rropaten në pikë të diellit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.07.2020, 09:55

Shumë fshatra në Shqipëri vijojnë të jetojnë me kushtet si në Mesjetë. Një nga to është edhe fshati Adriatik në bashkinë e Divjakës.

Pamje që nuk shihen në asnjë shtet Europian kanë mbërritur së fundmi nga ai fshat në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Banorët e fshatit vijojnë të mbushin ujë në kushte të tmerrshme. Qytetari i cili ka dërguar pamjet shprehet se kjo situatë e mungesës së ujit në shtëpi dhe me kushte skandaloze vijon prej 10 vitesh.

Nënat e tyre rropaten në pikë të diellit për të mbushur pak ujë për familjen.

Qytetari i bën thirrje Erion Braçes, që aq shumë flet për Divjakën, të vërë dorë mbi situatën. Ai shton se të gjithë i kanë braktisur dhe deri më tani askush nuk kujtohet për ta.

Qytetari shkruan:

pershendetje JOQ jam nje banor i fshatit Adriatik (Divjak Komuna Remas) ju shkruaj ne emer te te gjith fshatit ton, jemi ne 2020 dhe shikoni si e mbushim ujin, rrijn nenat tona 4 ore ne diell per te mbushur 100 L uje te pakten sa per tu lar, dhe ato mezi i mbushin duke u zen me njeri-tjetrin se kush mund te mbushi me shum, i bejm thirrje Z.Erion Brace te vij ta shikoj njeher fshatin tone sepse ky problem sapo vjen muaji Maj e deri ne shtator e vuajm sot e 10 vjet me par ju falenderojm shum si fshat nese e publikoni sepse tani shpresat i kemi vetem te ju se televiziont e tjera na dhe shteti na kan len ne meshir te fatit ANONIM JU LUTEM NESE E POSTONI mos na lini dhe ju pas dore ju lutemi te ju kemi shpresat e fundit per ta ber kete lajme sepse te ju e shohin te gjith shqipetaret dhe shum politikan

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit