Shpërthim i fuqishëm në klinikën mjekësore, 19 të vdekur dhe 6 të plagosur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.07.2020, 01:29

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën tragjikisht dhe 6 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në një klinikë mjekësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në veri të kryeqytetit iranian, Teheran.

Sipas mediave iraniane, shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi.

Fillimisht u raportua se 10 gra dhe 3 burra kishin vdekur në shpërthimin në qendrën shëndetësore "Hamid Reza Goudarzi", por bilanci është bërë akoma më tragjik.

Prokurori i Teheranit, Ali al-Qasi Mehr, njoftoi se vdekjet erdhën si pasojë e shpërthimit dhe zjarrit pasues, duke thënë se 15 gra dhe katër burra mbetën të vdekur.

Ai tha se origjina e shpërthimit ishin tre bombola oksigjeni në sallën e operacionit të klinikës.

Përveç 19 personave të vdekur, është raportuar edhe për 6 të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Raportohet se zjarrfikësit kanë mundur të shpëtojnë 20 persona të tjerë nga flakët.

Disa nga viktimat ishin në katet e sipërme në dhomat e operacionit, të cilët ishin ose pacientë ose të afërm të personave të shtruar.

U deshën më shumë se dy orë që forcat zjarrfikëse të bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje nga vendngjarja, ku shihen forcat zjarrfikëse që përdorin shkallër për të hyrë në çatinë e ndërtesës. Të tjera pamje tregojnë njerëz të bllokuar në dritaren e klinikës, të cilët kërkonin ndihmë.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë dëmtoi edhe dy ndërtesa që ishin ngjitur.

Klinika, e cila kishte një staf të përbërë nga 25 persona të punësuar në momentin e shpërthimit, kryen operacione të lehta dhe grafi mjekësore.

Incidenti vjen katër ditë pasi një shpërthim pranë një kompleksi ushtarak tronditi kryeqytetin iranian, ku sipas informacioneve zyrtare nuk pati viktima.

Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit