Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë: Trump është personi më i informuar në botë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.07.2020, 01:01

Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Kayleigh McEnany, e ka cilësuar presidentin amerikan, Donald Trump, si personin më të informuar në botë.

Në një konferencë për shtyp, ajo tha:

Presidenti lexon dhe diskuton me zyrtarët e inteligjencës në mënyrë verbale. Dua t'ju them se ky president, është personi më i informuar në planetin Tokë.

McEnany u pyet nëse zërat që thonë se Rusia po paguan talebanët për të vrarë ushtarët amerikanë ishin në raportin zyrtar "Daily Brief" të Presidentit, pasi një reporter sugjeroi se Trump mund të mos e kishte lexuar atë.

Ajo u tha gazetarëve në konferencën për shtyp të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë se presidenti nuk është informuar për këtë informacion, ndërsa shtoi se ky është një lajm i pakonfirmuar.

Ajo tha:

Ky informacion ende nuk është verifikuar dhe nuk mund të raportohet në Daily Brief.

Gjithashtu, McEnany u tha gazetarëve se nuk do t'u tregonte atyre përmbajtjen e Daily Brief të Presidentit.

Ajo shtoi:

Unë kurrë nuk do ta konfirmoj ose mohoj atë që është në një dokument top-sekret të shtetit.

The Times raportoi të premten se zyrtarët e inteligjencës amerikane kishin arritur në përfundimin se një njësi e inteligjencës ushtarake ruse u kishte dhënë ryshfet luftëtarëve të lidhur me talebanët për të vrarë forcat e koalicionit në Afganistan, përfshirë trupat amerikane.

Burimet i thanë gazetës se Trump ishte informuar për këtë çështje në fund të marsit.

Por atëherë Associated Press raportoi se zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë ishin në dijeni të skemës në fillim të vitit 2019.

McEnany pretendoi se këto informacione kanë dalë nga zyrtarët e inteligjencës amerikane që janë anti-Trump.

Rivali i Trump në zgjedhjet e përgjithshme, demokrati Joe Biden, përdori këtë skandal të martën për të vënë në dyshim aftësinë informuese të presidentit.

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit