Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Vlorës.
Raportohet se një automjet ka përplasur një fëmijë në lagjen "24 Maji" të qytetit bregdetar.
Mësohet se fëmija është dërguar drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.