JOQ Albania
Home

Erion Veliaj hap tender 450 milionë lekë për hapëse vrimash dhe kancelari
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30/06/2020 22:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ju ka shkuar ndonjë herë në mëndje që dikush mund të harxhojë rreth 450 milionë lekë të vjetra me TVSH për hapëse vrimash dhe kancelari? Jo? Sigurisht që jo, sepse nëse përgjigjia do të ishte po, atëherë do të kishte diçka që nuk do të shkonte me ju.

Por ndryshe ndodh me Erion Veliaj-n, kryetarin e Bashkisë Tiranë, njohur gjërësisht në popull si Lali Zdromsi apo Lali Leku. Duket e pabesueshme, por është plotësisht e vërtetë.

Plot 450 milionë lekë të vjetra do të harxhohen nga ky institucion për të blerë kancelari ku ndër të tjera përfshihen edhe lapsa, stilolapsa, goma, zarfa, blloqe, dosje etj dhe ëmbëlsira për në fund: hapëse vrimash. Madje jo një model, por disa lloje prej tyre.

Tenderi në fjalë ka numer reference REF-62453-06-23-2020 dhe është hapur më datë 24-06-2020 Ora : 12:00. Pritet që fituesi të shpallet pas datës 17.07.2020.

Me interes do të jetë të shikohet se cili prej “miqve” dhe “tarafeve” të Lali Zdromsit do të jetë personazhi i rradhës i cili do të stërmbushë xhepat me 450 milionë lekë të vjetra me TVSH për blerje kancelarie. Dhe ne nuk kemi se ç'ti themi tjetër veçse "Të rujt Zoti" plako!