Spitalet private të Tiranës jo vetëm që ofrojnë shërbime në çmime stratosferike, ku vetëm një serum varion nga 50 e lart, por edhe ambientet e tjera të tyre, që supozohen të krijojnë lehtësira për të afërmit e pacientëve, operojnë pa kupon duke i zhvatur dyfish. Një shqetësim nga një i afërm i një pacienti të shtruar në një spital privat të Tiranës, ka denoncuar publikisht me identitet ofrimin e ushqimit pa kupon, me vlerë të mbifaturuar.
Ai ka dërguar një foto të ushqimit që ka marrë dhe shprehet se një pjatë bizele dhe dy fileto me karota dhe brokoli sëbashku me dy simite 10 lekëshe i kanë kushtuar në total 10 mijë lekë të vjetra. Normalisht çmimet e një pjate me bizele variojnë nga 120 lekë dhe ajo e një filetojë rreth 200 lekë. I skandalizuar nga abuzimi i mensës ai ka shkruar se do donte t’ia kthente dhe se kupon nuk bëhej fjalë t’i jepte.
Qytetari shkruan: