JOQ Albania
Home

Ekskluzive/ Dalin fotot “hot” të Adjola Lakrës: E dashura e Hekuran Billës punonte në Chat Line
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27/06/2020 22:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ditë më parë, policia arrestoi 26-vjeçaren, Adjola Lakra, si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor në Tiranë.

Ajo akuzohet se ka thirrur për takim Hekuran Billën duke bashkëpunuar me autorët dhe duke i ndihmuar ata në kryerjen e atentatit ndaj 40-vjeçarit.

Sipas hetimeve, Lakra ishte personi i fundit që ka pasur komunikim me Billën, ndaj të cilit u qëllua me 19 plumba automatiku MP5, dy prej të cilëve e kapën në trup duke i marrë jetën.

Ndërkohë, JOQ Albania mëson ekskluzivisht detaje nga e shkuara e 26-vjeçares me origjinë nga Berati.

Sipas një dëshmie të mbërritur në redaksinë tonë, Adjola Lakra ka punuar disa vite në Chat Line, ku ofronte shfaqje erotike në kamera në këmbim të pagesës.

JOQ Albania ka siguruar edhe disa nga fotot erotike të 26-vjeçares në llogarinë e saj në uebsajtin për të rritur, ku ajo mban pseudonimin "BlondeStorm", ndësa prezantohet si Arjola nga Berati.

Dëshmia për JOQ:

Pershendetje joq! Pashe nje shkrim te tuajin per adjola lakren. Ajo ka pas punuar me chat line shif fotot. Jam i sigurt qe eshte ajo, 100%. Ka punuar 2-3 vjet ne adultwork edhe me site te tjera.

Kujtojmë këtu se, pas dy javësh ndjekje dhe verifikim ndaj 26-vjeçares, policia dhe prokuroria e Tiranës janë bindur se Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës, ka bashkëpunuar me Viktor Markun dhe Sabastian Malin, për të ekzekutuar Billën.

Dyshohet se ajo ka dhënë informacion tek Sebastian Mali dhe Viktor Marku, për vendodhjen e Hekuran Billës.

E arrestuara Adjola Lakra pritet që në ditët në vijim të dalë para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Kush është Adjola Lakra?

26 vjeçarja rezulton të jetë banore e lagjes ‘28 Nëntori’ dhe banesa e familjes së saj ndodhet në rrugën ‘Dhimitër Kolea’ në Rajonin nr.2 të Beratit, por prej vitesh në atë shtëpi nuk banon më askush nga familja e saj.

Mësohet se se Adjola Lakra ka qëndruar në qytetin e Beratit deri në moshën 18-vjeçare dhe pasi mbaroi Shkollën e Mesme të Përgjithshme ‘Babë Dudë Karbunara’ ajo u largua për të ndjekur studimet e larta dhe nuk u kthye më në Berat.

Dy vite më vonë edhe prindërit dhe vëllai i saj u shpërngulën të gjithë për të jetuar familjarisht në Tiranë edhe pse ende figurojnë banor të Rajonit nr.2 në Berat.