JOQ Albania
Home

Shëndeti i konsumatorëve në rrezik, Big Market i Vullnet Sinës vijon të shesë produkte të skaduara
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/06/2020 15:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sikur të mos mjaftonin hallet e pafundme me të cilat qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë, siguria ushqimore vijon të mbetet një ndër problemet më madhore në Shqipëri, për të cilën deri më tani nuk ka asnjë zgjidhje konkrete.

Shëndeti i konsumatorëve shqiptarë është në rrezik për shkak të shitjes së produkteve ushqimore të skaduara dhe të mykura, të cilat mund të rezultojnë fatale, sidomos tani që jemi në stinën e verës.

Ndërkohë nga ana tjetër institucioni përkatës, AKU, që duhet të evidentojë dhe ndëshkojë raste të tilla vijon të bëjë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj kompanive dhe supermarkeve që shesin produkte ushqimore pa asnjë standard. Kuptohet që AKU ndjek një standard të dyfishtë, pasi gjobit biznese të vogla dhe nuk u bën asgjë bizneseve të mëdha në shitjen e produkteve, të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me pushtetin dhe Rilindjen.

Një rast i tillë është edhe rrjeti i supermarketeve Bigmarket, i cili është themeluar dhe drejtohet nga deputeti miliarder i Partisë Socialiste, oligarku Vullnet Sinaj.

Lum denoncimesh kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania në adresë të supermarketit në fjalë, ku herë ka pasur abuzime me çmimet e herë blerësit kanë hasur produkte ushqimore të skaduara ose të mykura.

Së fundmi, në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër denoncim, ku një klient i Big Market nga Tirana ka konstatuar një produkt ushqimor të skaduar.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, ku gjendet dhe kuponi tatimor, qytetari ka blerë disa produkte ushqimore, ku midis tyre është edhe një çokollatë "Break", e cila ka më shumë se tre muaj që ka skaduar, më 15 mars.

Denoncuesi shprehet se çokollatën e ka blerë në pikën e Big Market tek ish-Parku i Autobusave në Tiranë, ndërsa akuzon AKU-në për "korrupsion".

Denoncimi i plotë:

Pershendetje JOQ! Bleva kete cokollaten sot te Big Market te ish parku i autobuzave, dhe kur pash daten e skadences, thoshte qe ka skaduar qe ne 15.03.2020. Nderkohe qe AKU-ja genjehet me nje shishe vaj dhe rri gjithe diten kafeneve , ja cfare hame ne dhe femijet tane.

Pavarësisht se raste të tilla janë denoncuar, duket se AKU vijon të jetë në "gjumë letargjik", ose supermarketin e Vullnetit nuk e kontrollon, pasi ai është një ndër të besuarit e Ramës, dhe si i tillë që është ai duhet të vazhdojë të fryjë xhepat edhe duke shitur produkte të mykura e të skaduara, si dhe duke vënë në rrezik shëndetin e konsumatorëve.

Vullnet Sinaj i "Rilindjes" vijon të favorizohet nga institucionet shtetërore, të cilat bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh përballë abuzimeve të tilla me konsumatorin shqiptar.

Bravo Vullnet, e paç vullnetin sa malet për të rrjepur xhepat e shqiptarëve, pse jo dhe për t'i dhënë produkte të skaduara, se helbete jemi popull i fortë ne, s'na gjen gjë; organizmi ynë është i aftë të mos pësojë asgjë nga produktet e skaduara, pasi në vend të zorrëve, duket se paskërkemi çelik!