JOQ Albania
Home

Pamje MAKABRE! Gangsterrat e Veliajt terrorizojnë shitësit e bananeve, ata shtrihen në tokë duke qarë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19/06/2020 14:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër pamje makabre është parë ditën e sotme në rrugët e Tiranës.

Bëhet fjalë për terrorin që “Gangsterrat e Rilindjes” ushtrojnë ndaj shitësve ambulantë të cilët dalin për të nxjerrë bukën e gojës dhe me ato pak të ardhura ditor, mund të sigurojnë diçka për fëmijët e tyre.

Një skenë tejet e shëmtuar ku protagonistë janë ushtarët e Bashkisë së Ermal Kapllanit drejtuar nga Veliaj, është filmuar sot në kryeqytet.

“1 makinë dhe 10 polica”, sipas raportimeve të qytetarëve për JOQ Albania, një duzinë me policë që terrorizonin qytetarët dhe nuk i linin të filmonin.

Sheshi u kthye në një skenë tejet të dhimbshme teksa shitësve u binte të fikët dhe shtriheshin në tokë duke qarë, pasi policia u kishte sekuestruar arkat me perime dhe fruta.

Qytetari që ka dërguar videon rrëfen për JOQ Albania:

Kto sjan polica jan gangsterra.... gangsterrat e RILINDJES!!! Te shkolla bashkume... abuzim me njerzit e ndershem qe munoen me nxjerr buken e gojes!!! Kurse ato qe kan bo pallatin 10 katesh thjeshte bejn show”