JOQ Albania
Home

Seks në ballkon gjatë izolimit, djali kërkon ndihmë: Dua të fshij videon, kujton gruaja se jam unë!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17/06/2020 16:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë Covid-19, në rrjetet sociale qarkulloi një video ku shihej një çift në Barcelonë duke kryer marrëdhënie seksuale në ballkonin e një pallati, video e cila u dublua edhe në shqip edhe u shit sikur kishte ndodhur këtu.

Por kjo është kthyer në një problem serioz për një familjar, i cili në një mesazh në redaksinë JOQ Albania, ngriti shqetësimin se gruaja e tij mendon se e ka tradhtuar dhe është pikërisht ai në video.

Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Bashkëshortja e tij e akuzon drejtpërdrejt atë dhe madje i kërkon edhe prova që të vërtetojë të kundërtën, gjë që ka çuar në një situatë të vështirë për të dhe familjen e tij.

Në mesazh ai thotë se e ka gjetur personin që mundet ta fshijë videon nga interneti, por s'po gjen dot videon. Madje u shpreh i gatshëm të paguajë nëse kjo gjë është e mundur.

Mesazhi i plotë i djalit:

Pershendetje JOQ. Doja te ndaja nje shqetsim me juve, dhe ju lutem shum do tju kerkoja ta shperndani kte sms, ne lidhje me kte videon qe ka qarkulluar ne internet gjate karantines, un jam i martuar kam 2 femij, dhe bashkshortja ime mendon se un jam ky ne video, (gje qe nuk eshte e vertet) mirpo ajo me thot ma verteto, dhe un kam gjetur personin qe ta pastroj si video poor nuk po e gjej dot me videon , dhe prandaj mendova per faqen tuaj sepse esht teper aktive, dhe qe mendon per qytetaret , ju lutem ju lutem publiko kte sms qe ta shohin dhe te tjeret dhe nese e ka dikush te shkarkuar apo si link te ja u dergoj juve ne dm ose te pyesi ne faqen tuaj per mua dhe te ma dergoj sepse ndodhem ne nje situat shum te keqe faleminderit nese e postoni dhe shpresoj te kuptoni situaten time, dhe sme intereson shum asgje perpara familjes time dhe nese do ket ndonje koment negativ ktu, ah se arrova dhe nese dikush do te thot kundrejt pageses nuk ka problem e paguaj vetem thjesht dua qe dikush nga juve te me dergoj kte videon flm jeni me te mirët.

Videon mund ta gjeni këtu