Pasi pushtoi gazetat kryesore të Britanisë së Madhe, JOQ Albania pushton edhe faqet kryesore të vendit fqinj. Jo më kot përdorëm fjalën italiane “invadere” në titullin e këtij artikulli. Komshinjtë tanë përtej detit kanë vendosur të na rrisin falas aktivitetin e faqes duke shpallur një “pushtim” te tretë ndaj Shqipërisë, kësaj rradhe ndaj faqes sonë JOQ Albania.
Bëhet fjalë për grupin privat të faqes “Nasce, Cresce, Ignora”, i quajtur “Ora et Ignora”. Sipas “urdhrit” të gjeneralit të këtij grupi, ushtarët e përtej detit kanë vërshuar ne postimet e faqes sonë duke komentuar “MAGALLI LEGIONARIO ALBANESE”.
Bëhet fjalë për prezantuesin dhe shkrimtarin italian Giancarlo Magalli, që besoj shumë prej jush mund ta njohin, në mos si emër, të paktën si fytyrë. Magalli është paraqitur si një legjionar që mbron Shqipërinë. Kjo është një praktikë që ndodh shpesh nga faqet e njohura të cilat vendosin të bëjnë këtë “luftë” me faqet kryesore rivale brenda shtetit apo në shtete të huaja, në rastin konkret me Shqipërinë.
Ciao ragazzi, grazie di averci “alzato” l’attivita 😀