Sondazhi/ 86% e qytetarëve kërkojnë burgosjen e Veliajt, pasi u harxhuan 1 miliard lekë për ta kthyer parkun në “moçalishte”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.06.2020, 23:00

Plot 1 miliard lekë nga taksat e qytetarëve të Tiranës u harxhuan për "rehabilitimin" e Parkut Rinia.

Bashkia e Tiranës hapi tenderin me objekt “Rehabilitimin e parkut Rinia”, ku fituese u shpall kompania AgiKons, në pronësi të Gentian Sulës, i njohur për "vëllazërinë" me kryebashkiakun Veliaj, si dhe për shkatërrimin e Kodrës së Diellit.

Mirëpo, vetëm 6 ditë nga inagurimi i projektit të ri nga Veliaj, natyra vetë i nxori "të palarat" këtij investimi me një vlerë marramendëse, duke e zhveshur terësisht nga "fasada propaganduese" e Rilindjes.

Dje doli në pah dhe u pa nga të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë se si "Rilindja" shpenzoi 1 miliard lekë për një "moçalishte" në mënyrën më abuzive të mundshme.

Mjaftuan vetëm pak minuta shi që i gjithë investimi i "Rilindjes" të shkrihej si "akullore" dhe "kaushi" i mbeti në dorë Erion Veliajt, i cili nuk bëri asnjë reagim të vetëm publik në lidhje me atë që ndodhi në parkun e aq shumëpropaganduar prej tij.

I gjithë rrjeti filloi të tallej me "moçalishten" e "Rilindjes" m'u në qendër të Tiranës, mirëpo problemi qëndron që gjithë ato para që u shpenzuan ishin nga taksat e kryeqytetasve.

Ndërkohë, në lidhje me këtë mega-skandal, JOQ Albania zhvilloi një sondazh për të krijuar një panoramë më të qartë të mendimit të qytetarëve, në lidhje me fajtorin e vërtetë të abuzimit me investimin në fjalë.

Pyetja e sondazhit ishte: A duhet të burgoset Erion Veliaj për abuzim me tenderat?

Qytetarët e dhanë verdiktin e tyre, ku 86% e tyre kërkuan burgosjen e Veliajt për abuzim me tenderat, ndërsa vetëm 14% e tyre (ushtria virtuale e Fugës me 5 profile secili person) janë shprehur kundër.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit