Atentati i dyfishtë në Krujë/ Dëshmia: U vranë për shkak të konfliktit që kishte vëllai i madh me autorin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.06.2020, 19:09

Një ngjarje e rëndë tronditi Krujën dy ditë më parë, ku dy vëllezër u vranë me breshëri kallashnikovi në derën e shtëpisë.

Hetimet zbuluan se dy vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga 32-vjeçari, Roland Pula, po nga Kruja.

Viktimat dhe autori ishin përplasur disa herë ndër vite me njëri-tjetrin, ndërsa të enjten mbrëma përfundoi në mënyrë tragjike.

Familjarë, të afërm dhe miq përcollën mes lotëve dhe dhimbjes këtë të shtunë në banesën e fundit dy vëllezërit. Një meshë në kishë i parapriu përcjelljes për në banesën e fundit të dy vëllezërve.

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një dëshmi në lidhje me atentatin e dyfishtë, ku një banor i zonës tregon se konfliktin me autorin e ka pasur vëllai i madh i viktimave.

Sipas tij, Xhentili dhe Gramozi janë vrarë për shkak të konfliktit disa vjeçar që vëllai i viktimave kishte me 32-vjeçarin Pula disa vite më parë. Dy vëllezërit që u vranë i dolën në krah vëllait të tyer më të madh. Banori i zonës thotë se autori mund të ketë dashur që ta godasë në pikën e dobët persnin me të cilin kishte konflikt, duke i vrarë dy vëllezërit e tij më të vegjël.

Ai thotë se Xhentili ka qenë prift dhe një person shumë pozitiv, që nuk i kishte bërë keq njeriu, ndërsa viktima tjetër, Gramozi, ka lënë pas dy fëmijë jetimë.

Mesazhi i plotë:

Xhentili ka qene prift ...njeri shume shume i mire,person i qeshur,pozitiv dhe nuk i ka bere gje askujt...kta te 2 e kane honger per faj te vellait te madh qe ka mbetur gjalle sepse konfliktin e ka pas ai...dhe kta te shkretet humben jeten..Gramozi ka lene 2 femije nga informacionet qe kam....mjere nena tyre qe ka fut ne toke 2 drita sysh...pushofshin ne paqe. Vellai tyre i madh para 10 vitesh ka pas konflikt me personin qe ka qelluar 2 cunat...dhe kta kane mbrojtur vellain..si te thuash ai i ka vra per ta goditur ne pike te dobet vellain e tyre me tcilin ka pas konflikt. Dhe ka pas 10 vite qe kjo histori vazhdonte akoma

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit