Ekskluzive/ Si i vodhi 70 milionë lekë në Shkodër, del dokumenti që fut në burg Blendi Gonxhja-n

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.06.2020, 21:49

Ky Blendi qeka nona! Jo vetëm që i lidhka mirë gonxhet e lekëve, por i qëndiska fare, duke patur parasysh sasinë jashtëzakonisht të madhe të parave që ka “kullufitur” në vitet e fundit. Rasti që do t’ju tregojmë më poshtë është i denjë për një hetim ekzemplar të SPAK. Reagimi i tyre do të tregojë nëse SPAK është vërtetë i depolitizuar siç hiqet. Nëse nuk janë të shitur tëk politika, pas këtij lajmi Blendi Gonxhja duhet të futet në burg për vjedhje.

Po çfarë ka ndodhur? Nëse hedh një vështrim mbi faqen në instagram të DPSHTRR, do të shikoni se në Shkodër po rikonstruktohet godina e kësaj drejtorie. Në pamje të parë duket se gjithçka po bëhet për të mirën e qytetarëve.

Por në fakt sipas një denoncuesi që ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania, Blendi Gonxhja e ka blerë ndërtesën ku aktualisht gjendet Drejtoria Rajonale e Shkodrës nëpërmjet një kontrate shitjeje që mban datën 21.12.2018, pra vetëm 1 muaj pas emërimit të tij në krye të DSHPTRR. Truallin dhe ndërtesën Gonxhja ia ka blerë një kompanie të quajtur “ADELCHI SHQIPERI” SHPK. Sipas kësaj kontrate sipërfaqja e ndërtesës është 898 m2 por në fakt realisht rezulton se janë 115 m2 më pak.

Mësohet se askush nuk e merrte në dorëzim këtë ndërtesë pasi pas matjeve rezultoi pikërisht se mungonin faktikisht 115 m2. Denoncuesi informon se Blendi Gonxhja i kërcënoi me vendin e punës punonjësit e tij dhe ata u detyruan të firmosnin marrjen në dorëzim të ndërtesës. Qytetari shprehet se firma shitëse në fakt kishte detyrime ndaj tatimeve dhe nuk mund të kryente shitjen por Gonxhja e bleu për të përfituar rreth 70 milionë lekë të vjetra pa TVSH, e cila është pikërisht vlera që vjen nga diferenca e 115 m2.

Për të zhdukur gjurmët e diferencës së 115 m2, Gonxhja ka hapur tenderin për rikonstruksionin e godinës së Drejtorisë Rajonale në Shkodër. Me këtë veprim ai ka vrarë dy zogj me një gur, pasi i jep mundësinë të sistemojë m2 të munguar dhe gjithashtu të përfitojë për herë të dytë lekë nga tenderi i rikonstruksionit.

Sikur SPAK apo prokuroria të paraqitet që nesër në këtë godinë, do t’i rezultojë se mungojnë plot 115 m2. Duke patur parasysh kontratën e shit-blerjes që po ju paraqesim në këtë lajm, kjo do të mjaftonte që Blendi Gonxhja të përfundonte pas hekurave, pasi e ka firmosur ai vetë me dorën e tij. Ditët në vijim do të tregojnë pikërisht nëse organet e SPAK janë apo jo të varura nga politika.

Skandali qëndron gjithashtu në faktin se në Hipotekë kjo pronë rezulton me 115 m2 më pak se sa është shkruar në kontratë. Sipas denoncuesit, Blendi Gonxhja ka bërë presion edhe në Hipotekë që ky dokument të mos dalë në dritë përpara se të bëhet rikonstruksioni, pasi do të dalë zbuluar. Pra siç kuptohet qartë, Gonxhja ka vjedhur dy herë. Herën e parë kur ka futur në xhep rreth 70 milionë lekë të vjetra pa TVSH si pasojë e diferencës së 115 m2, dhe herën e dytë me rikonstruksionin e godinës të cilin e bëri për të mbuluar pisllëkun e parë.

Nga ana tjetër rezulton edhe një shkelje tjetër pasi investimet publike me fondet e shtetit kanë një normë të caktuar që nuk lejon të bësh investime në të njëjtën godinë në një kohë të shkurtër kohe. Kjo sepse godina u ble në dhjetor të 2018 dhe vetëm pas 1,6 vitesh po rikonstruktohet. Me sa duket, Blendi Gonxhja po shfrytëzon edhe rrëmujën e krijuar nga situata e COVID-19 për t’u bërë akoma më i pasur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit