Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi futbollin anglez, teksa mbrojtësi 23-vjeçar, Kristian Mbulu ka ndërruar papritur jetë ditën e djeshme, në një moshë shumë të re.
Ai është gjetur pajetë në Preston, ndërsa deri tani nuk ka ndonjë dyshim se ai mund të jetë vrarë apo goditur nga ndonjë person tjetër.
Nga janari i këtij viti, Mbulu aktivizohej te skuadra e Morekambes në ligën e tretë angleze, me këta të fundit që kanë mbetur të shokuar nga ndarja e jetës së lojtarit.
Njoftimi i klubit:
Kujtojmë që mbrojtësi anglez ka luajtur edhe për skuadra të tjera në të kaluarën, si Millwall, Motherwell... etj, teksa tashmë të gjithë janë shokuar nga lajmi për vdekjen e tij.