Jurgen Klopp prej kohësh ka shprehur dëshirën për të marrë te Liverpooli sulmuesin gjerman, Timo Werner. Madje mediat angleze raportojnë se tekniku i të kuqve zhvilloi një takim virtual me "bomberin" gjatë Pashkëve për të diskutuar mbi transferimin te Liverpooli.
Werner, 24 vjeç, ka shënuar 30 gola në 38 paraqitje për skuadrën e Leipzig. Kjo përfshin edhe tripletën e fundit kundër Mainz këtë fundjavë, duke impresionuar edhe më shumë trajnerin gjerman.
Sipas ekspertit të futbollit gjerman, Raphael Honigstein, Klopp mbajti takim virtual me Werner ndërsa u përpoq të bindte sulmuesin që të bënte kalimin në Merseyside. "Sport Bild" në Gjermani përsëriti se bisedimet u zhvilluan gjatë kohës së Pashkëve me Anglinë dhe Gjermaninë në izolim për shkak të pandemisë.