9GAG është një prej platformave më të njohura online dhe një prej mediave sociale më të klikuara në rrjet.
Me miliona ndjekës në rrjetet sociale nga e gjithë bota, videot e kësaj faqeje janë një prej më të suksesshmeve.
Habia ka ndodhur! Nëse kurrë nuk jua ka marrë mendja, kjo faqe ka shpërndarë një video gazmore të kryeministrit të shqiptarëve.
Në videon e montuar ku duken disa viza kokainë që më pas fshihen në mënyrë të shkujdesur nga një vajzë që vë një gotë birrë mbi tavolinë, përbyllet me mimikën e Ramës kur hap sytë i skandalizuar.
Nuk dihet nëse ky montazh i 9GAG është i qëllimshëm pasi 'preferencat' e kryeministrit tonë mund t'i kenë "shkuar në vesh", apo është thjesht rastësore...