Kur ekipet e Serisë A po përgatiten për rikthimin e futbollit, Milani ka marrë një lajm tronditës.
Sulmuesi kryesor i kuqezinjve, Zlatan Ibrahimoviç ka pësuar një dëmtim serioz gjatë stërvitjes dhe sipas mediave italiane rrezikon që të mungojë për një kohë shumë të gjatë.
Madje duke u vendosur në dyshim edhe vazhdimi i karrierës, megjithëse duhet të presim ende për zyrtarizimin e mungesës në fushën e blertë.
38-vjeçari, u transferua këtë merkato janari te Milani dhe menjëherë është treguar deciziv, por mesa duket fati nuk qenka me të.
Tifozët tashmë shpresojnë që dëmtimi mos jetë serioz dhe Ibra të kthehet sa më shpejt, pasi një dëmtim disa mujor do vinte seriozisht në dyshim karrierën e suedezit.