Më herët JOQ Albania njoftoi rastin e një qytetari me biçikletë i cili u përplas nga një makinë në Fushë-Krujë.
Ndërsa burime nga policia njoftojnë se bëhet fjalë për shtetasin Ndre Ndoi 73 vjeç. Fatkeqësisht mësohet se burri ka humbur jetë si pasojë e aksidentit ndërsa JOQ Albania raportoi se ai u neglizhua edhe prej ndihmës mjekësore.
Qytetarë të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë dërguar pamje filmike ku duket 73-vjeçari që qëndorn shtrirë në mes të rrugës pa asnjë ndihmë.
Ata tregojnë se njoftuan menjëherë ambulancën e cila nuk erdhi për të paktën 40 minuta.
Policia bën me dije se i ndjeri është përplasur nga mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen, N.G 33 vjeç e cila është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.