JOQ Albania
Home

Punëtori bën gjestin e çmuar, shpëton fëmijën nga kati i gjashtë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25/05/2020 10:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë nga Kina është përshëndetur si hero, pasi ka shpëtuar një vajzë pesë-vjeçare e cila ishte bllokuar në ballkonin e një ndërtese 6 katëshe.

Hu Yunchuan, po punonte afër ndërtesës teksa dëgjoi thirrjet e bonorëve përreth të kërkonin ndihmë për të shpëtuar fëmijën.

Ai fillimisht u përpoq të hapte derën e përparme të banesës së vajzës, i ndihmuar nga një banor tjetër.

Sidoqoftë, kur kjo nuk funksionoi, punëtori i guximshëm i shërbimit u ngjit në fasadën e ndërtesës përmes dritares së banorit që jetonte në apartamentin më poshtë, duke përdorur vetëm duart e tij.

Gjatë gjithë kohës, njerëzit e tjerë qëndruan të shqetësuar dhe në gatishmëri se mos vajza binte poshtë.

Shumë njerëz kanë dalë përpara për të lavdëruar guximin e Z. Hu pasi videoja u bë virale.

Një person e përshkroi atë si një 'njeri mjaft të mirë', ndërsa një tjetër pohoi se kishte me të vërtetë, superheronj përreth nesh.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania