Horoskopi ditor/ Kështu do të jetë kjo e hënë për të gjitha shenjat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.05.2020, 02:08

Dashi Do të jetë një javë e mrekullueshme aventurash. Edhe nëse do të udhëtoni, edhe nëse do të qëndroni në shtëpi, do të argëtoheni pamasë. Megjithatë, bëni kujdes të mos shqetësoni të tjerët pranë jush, pasi mund të rrezikoni të përfshiheni në debate.

Demi Sigurohuni të kontrolloni dyfish buxhetin, në mënyrë që të mos shpenzoni aksidentalisht më shumë seç duhet për aktivitete të ndryshme. Për pjesën më të madhe prej jush, kjo e hënë do të kalojë ashtu sikurse e keni planifikuar. Përpiquni të kaloni sa më shumë kohë në natyrë.

Binjakët Nesër do të keni dëshirë vetëm të relaksoheni. Ka gjasa të nisni një romancë të re, të gjeni miq të rinj ose të nisni një punë të re me një pagesë më të mirë. Pasdite mund të dilni një shëtitje ose të bëni joga.

Gaforrja Nuk është dita e duhur për ta çuar marrëdhënien romantike në një nivel tjetër, ndaj kjo lloj bisede mund të konsumohet një ditë tjetër. Aktualisht, është koha e duhur të zgjidhni problemet në qarkun shoqëror dhe të mendoni rreth një buxheti të qëndrueshëm.

Luani Do t’ju duket koha e duhur për aventura të reja dhe për miq të rinj. Ka gjasa të vizitoni vende të reja nesër. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, mendoni rreth mënyrave më të mira për të kaluar një pasdite të këndshme dhe për të rimarrë energjitë për javën në vijim.

Virgjëresha Mund t’ju duhet ta kaloni mëngjesin duke përfunduar disa detyra, të cilat nuk keni pasur kohë t’i mbaroni gjatë javës. Kjo do t’ju sjellë rezultate pozitive, pasi do të vlerësoheni edhe nga shefi juaj, i cili ka gjasa t’ju promovojë më pas. Beqarët e kësaj shenje rekomandohet të mos refuzojnë një ftesë mjaft interesante.

Peshorja Bëni kujdes me gjendjen tuaj emocionale këtë të hënë. Nëse ndiheni të acaruar, rekomandohet të shkoni në palestër ose të bëni vrap në mëngjes, përndryshe do të përfundoni duke thënë diçka që do të nxisë debat në familje.

Akrepi Nesër ka gjasa të ndiheni pesimist. Do të ishte mirë të merreshit me punë krijuese, pasi kjo do të ndikonte mjaft mirë në gjendjen tuaj emocionale. Mund të keni nevojë të qëndroni vetëm disa momente për t’u qetësuar dhe për të larguar mendimet që ju bëjnë të ndiheni keq.

Shigjetari Do të takoheni me disa miq, të cilët keni kohë pa i parë. Mund t’ju mungojë dikush që iu fal shumë dashuri, shkruan 'tring.al'. Parashikohet fat në dashuri. Nesër ka gjasa t’i përkushtoheni edhe shtëpisë dhe të kryeni ato punë që nuk keni mundur t’i bëni gjatë javës.

Bricjapi Përpiquni të mendoni pozitivisht, në mënyrë që të shmangni konfliktet gjatë ditës. Kaloni më shumë kohë me miqtë e ngushtë dhe familjarët tuaj. Ata që janë në një marrëdhënie, bëjnë mirë t’i tregojnë partnerit, partneres sesi ndihen në lidhje me të.

Ujori Gjatë kësaj dite do t’ju befasojë një surprizë mjaft e këndshme. Mund të bëhet fjalë për një lajm të mirë, për një dhuratë domethënëse ose dikush mund t’ju shpreh dashurinë. Gjatë kësaj mbrëmjeje do të jetë momenti i përshtatshëm për një bisedë të rëndësishme.

Peshqit Është dita e duhur për të bërë një udhëtim të shkurtër, të mësoni më shumë rreth kulturës, të shkoni në një koncert ose të shihni një film. Pjesa më e madhe e ditës do t’ju sjellë vetëm kënaqësi dhe argëtim. Sa i përket marrëdhënies romantike, është dita juaj me fat.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit