JOQ Albania
Home

Tragjike/ 21-vjeçarja gjendet e vetëvarur në banesë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/05/2020 1:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur mesditën e djeshme në Korçë.

Abc News raporton se një vajzë 21-vjeçare, e quajtur A. Manoku, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u vetëvarur në banesën e saj.

Mësohet se e reja është gjetur nga familjarët e saj, ndërsa vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ajo ishte ngacmuar seksualisht një vit më parë nga kushëriri i saj i parë, i cili u dënua me masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Po ashtu, bëhet me dije se viktima nuk kishte asnjë komunikim me të arrestuarin, ndërsa të afërimit kanë hedhur poshtë çdo pretendim se vetëvrasja e 21-vjeçares ka ardhur si pasojë e ngjarjes së ndodhur një vit më parë.

Paraprakisht, dyshohet se ajo e ka kryer aktin e vetëflijimit në kushte të rënduara psikologjike.