Lufta për territor midis karteleve të drogës në Meksikë vijon të shkaktojë viktima të shumta.
Autoritetet meksikane raportuan vdekjen e 12 burrave, trupat e të cilëve u gjetën me shenja plagësh prej armëve të zjarrit, pranë një kamionçine të vjedhur e të braktisur në Michoacan, vend i cili njihet për masakra të tilla.
Mësohet se kartelet janë përplasur se kush do të kontrollonte rajonin e njohur si Tierra Caliente (Toka e nxehtë), që përfshin disa zona të shteteve fqinje Michoacan, Guerrero dhe State of Mexico.
Prokurori i përgjithshëm i shtetit Michoacan tha në një deklaratë për mediat se, burrat, të cilët ende nuk janë identifikuar u gjetën në komunën e San Lucas, e cila kufizohet me tre shtetet.
Kamionçina ku ato u gjetën të pajetë u raportua e vjedhur vitin e kaluar në Mexico City, raportuan autoritetet.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania