“Shqipëria, zonë e lirë për krimin”, gazetari: Bie sistemi TIMS, u masakrua bashkë me Teatrin Kombëtar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.05.2020, 00:20

Gazetari i kronikës, Basir Çollaku, thotë se lakmia dhe babëzia për rrënimin e Teatrit Kombëtar, kanë sjellë një tjetër dëm me përmasa të mëdha.

Përmes një shkrimi të postuar në "Shijak Tv", Çollaku shkruan se prej një jave ka rënë sistemi TIMS në Shqipëri.

Sipas tij, fadromat që shembën Teatrin kanë masakruar edhe rrjetin e serverave dhe UPS-ve, duke nxjerrë jashtë përdorimit sistemit TIMS.

Nga Basir Çollaku

Lakmia dhe babëzia për rrënimin e Teatrit Kombëtar, kanë sjellë një tjetër dëm me përmasa të mëdha. Bie sistemi TIMS. Dhuna e shfrenuar sjell një telash të rrezikshëm. Teatri ka pasur viktima të shumta në aksionin, thuajse terrorist të shembjes së tij në fundjavën e shkuar dhe sistemi i kontrollit ka qenë viktima më e madhe e asaj ore të hershme të mëngjesit.

Fadromat dhe mjetet e shkatërrimit kanë masakruar dhe rrjetin e serverave, ushqyesve të tyre (ups) dhe linjës, duke e bërë sistemin qendror të menaxhimit të informacionit TIMS, një kafaz bosh jashtë funksionit. Prej një jave, qoftë në Ministri, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Rinas apo pikat e e tjera të kalimit kufitar, pajisjet janë një kaos, një rrëmujë, e cila i bën doganat, pikat e hyrje-daljeve, një gardh pa roje dhe pa sistem.

Alarmi që ka përfshirë policinë e shtetit, veçanërisht atë kufitare, duket tashmë se ka futur në ngërç shërbimin që nuk po gjen dot rrugëdalje. Përpjekjet për të marrë kompaninë e huaj dhe rregulluar defektin e shkatërrimit, nuk kanë rezultuar me sukses. Një kontratë e mbaruar dhe një mosdakordësi në një marrëveshje të re, e kanë shtuar rrëmujën më tepër. Kjo ka hapur një biznes të ri për atë pjesë të policisë së implikuar dhe kontigjent i rrjeteve kriminale. Tashmë kalimi i kufirit në të dy anët në ardhje dhe ikje, është një biznes i majmë për personat me rekorde kriminale.

Mjafton një kuotë e natyrisht e majme financiare dhe vetëm një regjistër me laps nuk do ta ndalojë dot personin e kërkuar. Një shteg i mirë ky edhe për trafikantët e drogës, pasi nuk është se kontrolli do të kalojë nëpër filtrat e dyshimit dhe rriskut, të magazinës së emrave e të dhënave që janë në sistem. Një javë është një kohë e mjaftueshme për të qarkulluar dhjetëra e qindra persona problematikë. Delikat dhe i frikshëm, është fakti se mund të jenë dhe të dyshuar si terroristë, të cilët kapërcejnë pragun e aeroporteve, porteve, e kufijtë tokësor, duke shkuar në destinacionet e tyre dhe duke qenë një kërcënim i rëndë për sigurinë dhe rendin.

Ministria apo Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nuk kanë mundësi dhe potenciale të mjaftueshme për të identifikuar persona të mundshëm për t’u ndaluar thjesht me sy të lirë. Së paku janë të detyruar të vulosin pasaportat e atyre që hyjnë dhe dalin, sikur të gjithë janë në rregull.

Lakmia e fadromave për t’i bërë qejfin shefit, që të shembej sa më shpejt Teatri e plaçkitet prona, kanë bërë shembjen e menjëhershme të investimit më të rendësishëm të sigurisë, kontrollorit TIMS. Përpjekjet e shumta për të rikuperuar deri të dielën paradite kanë qenë të dështuara. Por, rënia e të gjithë institucioneve nuk mund të mos shoqërohej dhe me këtë rënie të sistemit, e ta bënte Shqipërinë zonë të lirë për çdo lloj krimi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit