JOQ Albania
Home

Plas keq sherri me mjete të forta, përfundojnë në spital dy persona
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/05/2020 23:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy persona janë përleshur me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku janë përdorur edhe mjete të forta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 Nëntori" të qytetit, ndërsa dy personat e përfshirë në sherr janë dërguar në Spitalin e Elbasanit, pasi kanë marrë lëndime të shumta fizike.

Raportohet se bëhet fjalë për 36-vjeçarin F.S dhe 44-vjeçarin K.P.

Mësohet se forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës.