JOQ Albania
Home

ALBCONTROL “fryn” me 660 milionë lekë për mirëmbajtje xhepat e kompanisë që konkuroi e vetme
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24/05/2020 23:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Albcontrol SH.A. është një kompani shtetërore me kapital 100% shtetëror. Detyra e saj është të menaxhojë dhe kontrollojë hapësirën ajrore Shqiptare, në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Natyrisht si shumë shoqëri të tjera shtetërore, ka të drejtë të organizojë prokurime dhe të shpallë fitues. Konkretisht me procedurën e prokurimit me referencë REF-51369-02-24-2020 dhe me objekt “Blerje pjese nderrimi dhe kontrate mirëmbajtje VCS – INDRA, GAREX”, ALBCONTROL ka vendosur fondin limit prej 55,400,000 lekë pa TVSH.

Afërsisht janë rreth 660 milionë lekë të vjetra me TVSH të cilat do të shkojnë për mirëmbajtje. Fituese është shpallur firma “R & T” sh.p.k. me administrator Renis Tërshana. Dokumenti i njoftimit të fituesit mban emrin e Drejtorit të Përgjithshëm të ALBCONTROL, Mina Kusta.

Duke hulumtuar dokumentet publike, shikohet se kompania fituese ka garuar e vetme, duke qenë e vetmja pjesëmarrëse. Rrjedhimisht e ka patur mjaft të lehtë të shpallet fituese. Madje ka ofruar një vlerë thuajse identike me vlerën limit, me një diferencë prej rreth 3 milionë lekë të vjetra më pak se fondi limit.

Nga të dhënat publike, rezulton se ne vitet e fundit kjo kompani ka marrë rreth 15 milionë euro tendera. ALBCONTROL gjithmonë është përfolur si një nga kompanitë shtetërore në të cilat është abuzuar rëndë prej vitesh. Fakti që në tënderin e rradhës ka marrë pjesë vetëm një kompani, e përforcon këtë ide.