Covid-19 mbyll minierën më të thellë të arit në botë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.05.2020, 22:46

Operacionet në minierën më të thellë të arit në botë, në Afrikën e Jugut, janë ndalur pasi atje u zbuluan 164 raste me koronavirusi.

Miniera Mponeng, si të gjithë të tjerët në vend, rifilloi operacionet muajin e kaluar pasi u mbyll në mars si pjesë e një izolimi kombëtar. Ecuria e punimeve po vijonte, por disa punëtorë kanë ngritur shqetësimin se mund të infektoheshin, kështu që miniera e arit u mbyll.

Kompania tha se 650 punëtorë ishin testuar pasi një rast i parë u zbulua javën e kaluar. Afrika e Jugut ka shumicën e rasteve të të prekurve në Afrikë . Ajo ka regjistruar 407 vdekje, më pak se Egjipti dhe Algjeria.

Sa e thellë është miniera?

Miniera e Mponeng, rreth 75 km e thellë ndodhet në jug-perëndim të Johanesburg. Një program i quajtur “ndjekja elektronike” përdoret në rast se minatorët humbasin dhe ky sistem ishte i dobishëm në gjetjen e shpejtë të kontakteve parësore, të atyre që rezultuan pozitivë.

Operacionet në minierë janë ndalur përkohësisht për të përfunduar gjurmimin e kontaktit dhe dezifiktimin e vendit të punës. Minierat e Afrikës së Jugut, ku njerëzit shpesh punojnë në afërsi të thellë nën tokë, shpesh kanë qenë epiqendra për sëmundje të tjera ngjitëse si tuberkulozi dhe HIV.

Pavarësisht viteve të rënies relative, Afrika e Jugut mbetet një nga prodhuesit më të mëdhenj të arit në botë dhe sektori është një pjesë thelbësore e ekonomisë kombëtare.

Burimi: BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ-Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit